Zidane: Si trajner, është frustrues fakti që lojtarët largohen me Kombëtare dhe nuk pushojnë

Futboll

Zidane: Si trajner, është frustrues fakti që lojtarët largohen me Kombëtare dhe nuk pushojnë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 18:55
Zidane: Si trajner, është frustrues fakti që lojtarët largohen me Kombëtare dhe nuk pushojnë

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e Benzemas ndaj Celta Vigos.

Real Madridi triumfoi në udhëtim ndaj Celta Vigos në një ndeshje të vështirë.

Benzema shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër për Asension për të arkëtuar pikët e plota në këtë ndeshje.

Pas ndeshjes, Zinedine Zidane u shpreh i kënaqur me francezin.

“Ka shumë fjalë për ne por ne jemi këtu dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha ai.

“Si trajner, është frustruese fakti që lojtarët largohen me Kombëtare dhe nuk pushojnë”, shtoi ai.

“Benzema është fantastik. Për çdokënd që pëlqen futbollin ai është një gur i çmueshëm”, tha francezi.

“Nuk kuptoj përse Benzema nuk luan me Kombëtaren, por për mua si trajner kjo është gjë e mirë”, tha Zidane.

“Sergio Ramos do luajë me Kombëtaren dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, përfundoi Zinedine Zidane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat