Atdhe Mazari po kalon një formë shumë të mirë te Rabotnicki, duke qenë një lojtar kyç i “romantikëve” nga Shkupi...
Sulmuesi i talentuar gati në çdo ndeshje po shënon për klubin e tij, duke e ndihmuar që të ngjitet në pjesën e epërme të tabelës së klasifikimit me synimin që gjysmësezonin e parë ta përfundojnë në krye të renditjes.
23 vjecari ka shënuar dy gola përballë Brerës në Strumicë, në fundjavë, ku Rabotnicki fitoi me rezultatin 3-1. Ai shënoi golin e parë dhe pati një assist për të shtyrë ekipin e tij drejt suksesit në këtë sfidë.
Mos të harrojmë se Mazari shënoi dy gola edhe para kësaj ndeshje të luajtur me Tikveshin në Kavadar.
Nga disa portale sportive është zgjedhur dy javë radhazi lojtar i javës.