Tensione, e papritur për Edon Zhegrovën

Futboll

Tensione, e papritur për Edon Zhegrovën

Më: 22 prill 2026 Në ora: 15:27
Edon Zhegrova e Luciano Spalletti

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në ndeshjen e fundit ndaj Bolognas.

Sipas gazetarit Romeo Agresti, Spalletti ka kritikuar ashpër anësorin nga Kosova për mungesë disipline taktike, lëvizje të paqëndrueshme në fushë dhe vendimmarrje të dobëta në momentet kyçe të lojës.

Ai po ashtu bën të ditur se këto pakënaqësi lidhen drejtpërdrejt me aktivizimin e kufizuar të Zhegrovës në javët e fundit.

Para kësaj ndeshjeje, ai kishte marrë vetëm tre minuta në pesë takimet e fundit me fanellën bardhezi.

Situata e 25-vjeçarit te Juventusi mbetet e paqartë, dhe me shumë gjasë do të largohet gjatë afatit kalimtar veror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat