Valencia po përgatit një lëvizje për transferimin e portierit të Arsenalit, Kepa Arrizabalaga, në afatin kalimtar të janarit, me synimin për ta zëvendësuar Kayne van Oevelenin, i cili pritet të rikthehet te Ipsëich Toën.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, klubi nga Mestalla ka nisur kontaktet për të siguruar shërbimet e portierit spanjoll, i cili nuk është i kënaqur me rolin e tij rezervist te Arsenali.
Van Oevelen, 23-vjeçar, iu bashkua Valencias në formë huazimi nga Ipsëich Toën gjatë verës, por deri më tani ka pasur shumë pak hapësirë për të luajtur. Ai ka regjistruar vetëm një paraqitje, në fitoren ndaj Tavernes në Kupën e Mbretit.
Për këtë arsye, Valencia po planifikon ta ndërpresë huazimin dhe ta rikthejë portierin te Ipsëich në janar.
Në anën tjetër, drejtori sportiv i Valencias, Braulio Vázquez, tashmë ka nisur punën për transferimin e Kepa Arrizabalagas. Sipas raportimeve të emisionit “El Partit de la Una” në A Punt Radio, të përcjella nga “El Desmarque”, drejtuesit e klubit kanë vendosur kontakte zyrtare me përfaqësuesit e portierit.
Kepa thuhet se është i interesuar për rikthim në futbollin spanjoll, pasi nuk është i kënaqur me pozitën e tij te Arsenali.
Megjithatë, marrëveshja nuk pritet të jetë e lehtë. Arsenali nuk dëshiron ta lejojë largimin e 31-vjeçarit, të cilin e transferoi nga Chelsea në korrik të vitit 2025.