Konsullata e Kosovës vazhdon takimet me komunitetin shqiptar në Baden-Wurttemberg

Gjermani

Konsullata e Kosovës vazhdon takimet me komunitetin shqiptar në Baden-Wurttemberg

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 18:43
Konsulli i Përgjithshëm Hamdi Bërbatovci gjatë vizitës në shkollën e gjuhëve “Lingo Welt” në Singen të Gjermanisë.

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Shtutgart, Hamdi Bërbatovci, ka vizituar shkollën e gjuhëve “Lingo Welt” në Singen, në kuadër të takimeve me komunitetin shqiptar në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë.

Gjatë kësaj vizite, Bërbatovci, i shoqëruar nga Egzon Imeri, kryetar i klubit AFC Rinia Singen, u takua me përfaqësuesit e shkollës, Ouida Mandija dhe Besar Dragovoja.

Me këtë rast, Konsulli i Përgjithshëm u njoh nga afër me veprimtarinë e shkollës, punën dhe kontributin e saj në fushën e arsimit.

Konsullata e Përgjithshme ka bërë të ditur se takimet me bashkatdhetarët që kontribuojnë në fusha të ndryshme profesionale janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit dhe të lidhjeve institucionale me mërgatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat