Këto tri gjëra mund të ulin kolesterolin e keq

Këshilla mjekësore

Këto tri gjëra mund të ulin kolesterolin e keq

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 18:09
Foto Ilustrim

Mbajtja e kolesterolit në gjendje stabile është një përfitim për shëndetin, por nëse përqendroheni në uljen e kolesterolit të keq në të vërtetë mund të shmangni ndërlikimet e zakonshme që lidhen me COVID-19.

Tani, një raport i ri nga Instituti i Kërkimeve Scripps sugjeron se kolesteroli i lartë në inde mund të rrisë ashpërsinë e coronavirusit.

“Ulja e kolesterolit të keq është një mënyrë e zgjuar për të ulur rreziqet e sëmundjeve të zemrës dhe ndërlikimeve të COVID-19”, shpjegon Mark Menolascino.

Konsumoni avokado

Avokadot kanë shumë fibra, të cilat lidhen me kolesterolin e keq gjatë tretjes, duke e eleminuar atë nga trupi, shpjegon Dr. Menolascino, drejtor i Klinikës Meno. Plus, yndyrat “e mira” që gjenden në këtë frutë ulin prodhimin e kolesterolin e keq nga mëlçia.

Konsumoni ujë mineral

Uji i gazuar mineral bën më shumë sesa të shuaj etjen: Kripërat dhe bikarbonatet që përmban rritin metabolizmin e yndyrës për të shpejtuar sekretimin e kolesterolit të keq në trup, thonë studiuesit spanjollë në Journal of Nutrition, shkruan First For Women.

Studimi i tyre zbuloi se personat që pinë katër gota në ditë ulin kolesterolin e keq deri në 15 për qind.

Rrotullohuni në divan

Trajnimi me peshë e nxit mëlçinë tuaj të djegë kolesterolin për energji në mënyrë kaq efektive sa vetëm tre seanca javore mund të ulin kolesterolin e keq me 14 pikë në gjashtë javë, sipas një studimi në The Journal of Sports Medicine and Physical Fitness.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat