Politika dhe humanizmi - Bota Sot
Politika dhe humanizmi

Kolumne

Politika dhe humanizmi

Nga: Gjyla Çeliku Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 20:06
Gjyla Çeliku

Politika në thelb është humanizem, sepse një politikbërje me përgjegjësi, pasion dhe dashuri për popull dhe atdhe, e transferon shtetin në superfuqi.

T’i zbukurosh ditën tjetrit, t’i sigurosh muajin, jetën dhe ardhmërinë, kjo është dashuria për tjetrin që definohet me humanizëm.

Politikanët e transferuan në “hajnizëm” politikën, fenomen ky që duhet ndryshuar nga gjeneratat e ardhshme sepse politika është e shenjtë dhe vetë ardhmëria. Në anën tjetër politikanët hajna me veprat e tyre fort të pista, vepra kriminele, korruptive, vepra jomorale,shantazhuese, kërcënuese, vitet e fundit sollën në pah individë të cilët u organizuan me staf profesional, me vullnetarë dhe zgjodhën që vetë t’i ndihmojnë popullit nëpërmjet djersës së popullit dhe jo tatimeve që populli paguan sepse ato janë pjesa e hajnisë politike ku politikanët i shfrytëzojnë për interesa të veta dhe partiake. Humanistët ndihmuan dhe ndihmojnë shumë, janë individët më të respektuar për mua. Shpesh kam bërë dhe bëj edhe unë të njejtën, sepse e ndjejë dhe autoritetin që e krijova nëpërmjet shkrimeve dhe aktiviteteve të mia desha ta reflektoj në humanizëm. E dua njeriun. Dua çdo njeri të jetë i lumtur në botë. Bota është e të gjithëve. 

Humanistët i solli nevoja e veprave degraduese të politikanëve, keqpërdorimeve të fondeve të ndryshme atdhetare, ndaj është e dhimbshme që në ceremonitë e aktiviteteve humanitare të përfshihen politikanë të cilët edhe humanizmin e shohin si promovim. Është e dhimbshme të shfrytëzohet autoriteti i humanistëve n’dobi të politikanëve. Është e dhimbshme të shohish në rendin e parë politikanë që pakicave serbe në Kosovë ua kanë rregulluar kushtet si në Zvicër, me shtëpi dhe park e lule, kurse populli jonë akoma vetë ndërton pasi shtetin e vjedhin ata të rendit të parë. 

Profesioni im janë shkencat politike, nëse unë vendos të merrem me politikë, arsyeja do jetë të transferoj politikën në kahjen e duhur të humanizmit duke qenë faktor dhe duke shfrytëzuar projektet ndërkombëtare për të ndryshuar, jo duke shfrytëzuar emrat e humanistëve për vota sepse as Zoti nuk të ndihmon me fatkeqësinë e tjetrit. 

Humanistë të dashur, të bekuar, të admiruar nga Zoti dhe populli, rrini larg politikanëve. Ju jeni të shenjtë, ata u njollosin juve. Le të dëshmojnë humanizëm në vepër edhe ata, pastaj ne do t’i perkrahim!

Nuk është turp të bësh humanizëm në politikë, nuk është as degradim. Turp dhe degradim është të shfrytëzosh politikën për interesa personale dhe të vjedhësh tatimet e popullit!

Humanizmi nuk është votë!

Humanizmi është ndjenjë që promovon madhështinë e njeriut!

Këto femra nga trojet shqiptare të gjitha kontribojnë dhe s’duan politikanëve të përjetshëm as emrin t’ua dëgjojnë! Kot e keni!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat