Ngacmonte seksualisht fëmijët përmes rrjeteve sociale, arrestohet prishtinasi

Kronikë e zezë

Ngacmonte seksualisht fëmijët përmes rrjeteve sociale, arrestohet prishtinasi

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 09:15
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, meqenëse i njëjti përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar seksualisht disa fëmijë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se lidhur me këtë rast është kontrolluar një lokacion.

Në cilësi të provave janë sekuestruar një laptop dhe një telefon mobil.

“Prishtinë 26.11.2020-17:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar seksualisht disa fëmijë. Lidhur me rastin është kontrolluar një lokacion dhe ne cilësi të provave janë sekuestruar një kompjuter llaptop si dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat