Një e mitur në Podujevë shantazhohet dhe detyrohet të merr stoli ari në shtëpinë e saj, arrestohen 2 persona

Kronikë e zezë

Një e mitur në Podujevë shantazhohet dhe detyrohet të merr stoli ari në shtëpinë e saj, arrestohen 2 persona

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 09:15
Ilustrim

Në Podujevë është raportuar edhe për një vjedhje të rëndë.

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dy të dyshuar, pasi që të njëjtit dyshohet të kenë shantazhuar një vajzë të mitur, për të marrë stoli ari në shtëpinë e saj, ku pastaj të dyshuarit i kanë shitur.

“Podujevë 14.10.2020-00:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të moshës se mitur pasi që të njëjtit me datën e cekur kanë shantazhuar  dhe detyruar një vajzë të mitur  të merr stoli ari në shtëpinë e saj, ku më pas të dyshuarit i kanë marrë stolit dhe i kanë shitur.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”, njofton Policia e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat