Për një ditë, 42 aksidente në trafik, një me fatalitet

Kronikë e zezë

Për një ditë, 42 aksidente në trafik, një me fatalitet

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Për 24 orë, 42 aksidente në trafik janë shkaktuar në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, një aksident ka përfunduar me fatalitet, 20 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 21 me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur po ashtu se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 486 gjoba në trafik.

Ndërsa, ndaj atyre që nuk kanë respektuar Ligjin Covid-19 janë shqiptuar 572 gjoba.

Ç’do ditë në Kosovë shkaktohen dhjetëra aksidente në trafik, derisa disa nga to përfundojnë edhe me fatalitet.

Po ashtu, për gjithë ata që nuk respektojnë rregullat në trafik, e po ashtu edhe Ligjin Covid-19, Policia e Kosovës shqipton gjoba.

Qindra mijëra gjoba shqiptohen në ditë ndaj qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat