Përplasen për vdekje këmbësorin në rrugë, pranga dy drejtuesve të makinave

Kronikë e zezë

Përplasen për vdekje këmbësorin në rrugë, pranga dy drejtuesve të makinave

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë të dyshuar si autorë të aksidentit të mbrëmjes së të dielës në Lezhë ku humbi jetën 61-vjeçari Gjon Kola.

Të arrestuarit janë shtetasit A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë.

Policia sqaron se “dy të rinjtë rreth orës 17:30,të datës 29 nëntor 2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë,  duke lëvizur  me mjetet e tyrë tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç,banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën”.

Viktima ishte këmbësor në rrugë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat