Aksident në Istog, lëndohen pesë persona

Kronikë e zezë

Aksident në Istog, lëndohen pesë persona

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 19:25
Foto Ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Istog.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth ores 17:15 në rrugën Gurrakoc-Istog ka ndodhur një aksident trafiku ndermjet dy veturave. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, por sipas ekipit mjekësor janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat