Po dërgonte fëmijët në shkollë, lezhiani gjen belanë nga bashkëfshatari, qëllohet me automatik

Kronikë e zezë

Po dërgonte fëmijët në shkollë, lezhiani gjen belanë nga bashkëfshatari, qëllohet me automatik

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Balldre të Lezhës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Hilë Gjini. Policia ka identifikuar dhe autorin e plagosjes, shtetasi Gj.Gj banor i fshatit Balldre.

“Në fshatin Balldre , Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.

Siç tregojnë banorët, dëshmitarë në vendgjarje, Gjini sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me një bashkëfshatar të tij.

Gjatë gjithë kohës Hilë Gjini ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri sa ka mbërritur policia dhe autoambulanca.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat