Policia konfirmon se 61-vjeçari që vdiq në motel ishte me një 21-vjeçare

Kronikë e zezë

Policia konfirmon se 61-vjeçari që vdiq në motel ishte me një 21-vjeçare

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:14
Foto Ilustrim

Polica e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vdekjen e 61-vjeçarit në një motel në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta tha për Telegrafin, se i moshuari ishte në motel me një 21 vjeçare.

“Mosha e tij është 61 vjeçar, rasti është raportuar nga dëshmitarja femër, e cila është e moshës 21-vjeç. Ajo ka raportuar se fillimisht ai është alivanos. Ekipet mjekësorë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ai.

Graishta pohoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion,dhe se rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat