E rëndë/ Makina përplas 9-vjeçarin në Durrës, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

Kronikë e zezë

E rëndë/ Makina përplas 9-vjeçarin në Durrës, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:48
Ilustrim

Një aksident është shënuar ditën e sotme në Durrës.

Mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë 9-vjeçar në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Fllakës”.

Automjeti drejtohej nga shtetasi F. I., 62 vjeç. Ndërkohë 9-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

“Më datë 05.12.2020, në vëndin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”, shtetasi F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes“, bën me dije policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat