Policia e Kosovës ka raportuar se mbrëmë është bastisur një lokal në Skënderaj, nën dyshimin e bazuar se po zhvilloheshin lojëra fati.
Gjatë kontrollit janë hasur pesë dëshmitarë, kurse pronari nuk është takuar.
Njësiti i hetuesisë ka konfiskuar me këtë rast: 7 aparat për lojëra fati, dy kompjuterë, tre televizor, një printer dhe 830 euro.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.