Abuzonte seksualisht prej 2 vitesh me të miturën, prangoset 57 vjeçari në Kuçovë

Kronikë e zezë

Abuzonte seksualisht prej 2 vitesh me të miturën, prangoset 57 vjeçari në Kuçovë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:39
Ilustrim

Një 57 vjeçar është arrestuar në Kuçovë për abuzim seksual ndaj një të miture.

Mësohet se e mitura 10 vjeçe ka denoncuar 57 vjeçarin V.M. në polici, ku ka treguar se ai kishte abuzuar me të prej dy vitesh. Familja e të miturës jetonte me qera në shtëpinë e autorit dhe kishin një oborr të përbashkët.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. M., 57 vjeç, banues në Kuçovë. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 10 vjeçe”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat