​1 muaj paraburgim për shoferin e traktorit që u përfshi në aksidentin ku vdiq 19-vjeçari

Kronikë e zezë

​1 muaj paraburgim për shoferin e traktorit që u përfshi në aksidentin ku vdiq 19-vjeçari

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Mbrëmjen e së mërkurës një 19-vjeçar ka vdekur pas një aksidenti që ndodhi në fshatin Shajkovc të Podujevës në mes të një traktori dhe tri veturave.

Me ç’rast policia kishte arrestuar drejtuesin e traktorit. Ndërkaq sot Gjykata Themelore ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj kundër tij për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik.

“Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri N.S. në liri ekziston rreziku i ikjes së tij, po ashtu mund t’i asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në të dëmtuarit – dëshmitarët”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I pandehuri N.S. me datë 09.12.2020 në fshatin Shajkovc, komuna e Podujevës kishte shkaktuar një aksident komunikacioni ku si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë i ndjeri A.B., një person është nën mjekimin intensiv në QKUK, ndërsa shtatë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat