E fusin në Audi, e godasin me kondak të armës, i marrin telefonin dhe zhduken

Kronikë e zezë

E fusin në Audi, e godasin me kondak të armës, i marrin telefonin dhe zhduken

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:13
Foto Ilustrim

Një sulm fizik dhe kërcënim me armë ka ndodhur pasditën e djeshme në Pejë. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka kërkuar që të takohen me viktimën.

Pasi që janë takuar viktima ka hyre ne veturën Audi pronë e të dyshuarit ku dy persona të panjohur, njëri nga ta i ka drejtuar armen dhe i ka mare telefonin duke e goditur në fytyrë me kondak të armës.

Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat