I frikësoi të pranishmit në një lokal në Prishtinë, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

I frikësoi të pranishmit në një lokal në Prishtinë, arrestohet nga policia

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet se në gjendje të dehur ka nxjerrë revolën dhe ka frikësuar të pranishmit në një lokal në Prishtinë.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, se një person (dyshohet i dehur) ishte duke ekspozuar një armë zjarri duke frikësuar të pranishmit në lokal.

Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor të stacionit qendra në Prishtinë ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit ( revole e tipit Beretta)”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se i dyshuari, M. C, mashkull 62 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij në koordinim me prokurorin e shtetit kanë filluar procedurat për iniciim rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat