I dënuar në Itali me 9 vite burg, arrestohet 42 vjeçari i shpallur në kërkim

Kronikë e zezë

I dënuar në Itali me 9 vite burg, arrestohet 42 vjeçari i shpallur në kërkim

Më: 9 janar 2021 Në ora: 12:36
Ilustrim

Një shtetas 42 vjeçar  i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tirana me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shtetasi  i identifikuar si Shaqo Kalaj banues në Dukat, Vlorë  ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bolonjës e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur  në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në  informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, falë dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Interpol Roma dhe Interforza-n, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Dukati” thuhet në njoftimin e policisë

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat