​Arrestohen tre persona në Mitrovicë, tentuan të rihapin lokalin pas mbylljes nga inspeksioni

Kronikë e zezë

​Arrestohen tre persona në Mitrovicë, tentuan të rihapin lokalin pas mbylljes nga inspeksioni

Më: 10 janar 2021 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Mitrovicë, pasi të njëjtit kanë tentuar të rihapin lokalin pas mbylljes nga ana e inspeksionit.

Me këtë rast Policia ka hasur në rezistencë, si pasojë e eskalimit të situatës lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor dhe një person i sigurimit të lokalit.

“Raportohet se një lokal i cili ishte mbyllur nga inspeksioni, sot është hapur pa leje paraprake. Njësiti policor ka dalë në lokacion për të mbyllur lokalin dhe të njëjtit kanë hasur në rezistencë të tre të dyshuarve meshkuj.

Si pasojë e eskalimit të situatës lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor dhe një person i sigurimit të lokalit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thueht në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat