​Sulm ndaj policisë, arrestohet dy persona

Kronikë e zezë

​Sulm ndaj policisë, arrestohet dy persona

Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:20
Ilustrim

Policia e Kosovës, gjatë një kontrolle në njërin prej lokaleve në Rrugën B në kryeqytet për mosrespektim të masave antiCovid, ka hasur në rezistencë nga dy të dyshuar.

Ata kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Pas pranimit të informatës për mos respektimi të vendimit të qeverisë për respektimin e masave anti Covid 19 njësitë policore së bashku me inspektorët sanitarë kanë dalë në atë lokacion ku brenda në restorant kanë hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat