Theret një i mitur në afërsi të shkollës “Ismail Qemaili” në Prishtinë

Kronikë e zezë

Theret një i mitur në afërsi të shkollës “Ismail Qemaili” në Prishtinë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Një person i mitur është therur sot nga një i mitur tjetër në afërsi të shkollës “Ismail Qemaili” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë Agron Borovci.

Borovci ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:45.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndërkohë që ka shoqëruar në stacionin policor një të mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë, thikë”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat