Aksident mes një veture dhe një kamioni në Malishevë, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident mes një veture dhe një kamioni në Malishevë, lëndohen tre persona

Më: 22 janar 2021 Në ora: 10:55
Foto Ilustrim

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00 në fshatin Terpezë, në Malishevë.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture me vozitës meshkuj kosovarë. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar të dy  vozitësit dhe një pasagjer, ku të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat