Punëtorja e bankës në Prizren has në mbi 500 euro para të falsifikuara

Kronikë e zezë

Punëtorja e bankës në Prizren has në mbi 500 euro para të falsifikuara

Më: 27 janar 2021 Në ora: 07:46
Foto ilustruese

Në rrugën “Blerim Shala” në Prizren janë raportuar tri raste të falsifikimit të parasë në një filial të një banke.

Një punëtore e bankës është ankuar në Stacionin e Policisë në Prizren se ka hasur në 570 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se janë sekuestruar të tri kartëmonedhat.

Gjithashtu media mëson se kanë filluar edhe hetime për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat