Malishevasit i konfiskohet arma me leje, ua dha shokëve të shkrepin me të në një aheng

Kronikë e zezë

Malishevasit i konfiskohet arma me leje, ua dha shokëve të shkrepin me të në një aheng

Më: 28 janar 2021 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Një person në Malishevë u arrestua dje nga Policia e Kosovës.

Të njëjtit, policia ia konfiskoi një pistoletë të tipit Tangafoglio cal-40s-ë, prodhim italian të cilën e kishte me leje.

Arsyeja e konfiskimit ishte sepse të njëjtën ai e kishte keqpërdorur duke ua dhënë disa personave në një aheng për të shkrepur me të.

Me vendim të prokurori, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat