Doktori s’i ofroi ndihmë me arsyetimin “se ka kryer orarin”, sulmohet nga një çift

Kronikë e zezë

Doktori s’i ofroi ndihmë me arsyetimin “se ka kryer orarin”, sulmohet nga një çift

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 08:11
Foto ilustruese

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog dje ka ndodhur një përleshje.

Media mëson nga burimet se një person besohet se derisa e ka dërguar bashkëshorten e tij në QKMF, Istog, për trajtim mjekësor ka ardhur deri te një mosmarrëveshje me të dyshuarin, doktorin.

Doktori sipas burimeve nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore viktimës pasi që i njëjti e kishte përfunduar orarin e punës.

Si pasojë e mosmarrëveshjes, ndodhi edhe sulmi nga dy të dyshuarit ndaj doktorit.

Tre të dyshuarit janë arrestuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat