Prishtinë, shoferët përleshen fizikisht pas aksidentit që ndodhi në “Rrugën B”

Kronikë

Prishtinë, shoferët përleshen fizikisht pas aksidentit që ndodhi në “Rrugën B”

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 08:43
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e mërkurë ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë, e që më pas shoferët e veturave janë përfshirë në një zënkë.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion dy drejtues veturash janë përfshirë në një zënkë, njëri është lënduar me një mjet të mprehtë –thikë. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, ku 15 prej tyre ishin me persona të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat