Armë e thika, konfiskohen në shtëpinë e ferizajasit që kërcënoi me armë gruan dhe fëmijët e tij

Kronikë e zezë

Armë e thika, konfiskohen në shtëpinë e ferizajasit që kërcënoi me armë gruan dhe fëmijët e tij

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Dubravë të Ferizajt, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe pesë fëmijëve të tij.

Madje i njëjti kishte kërcënuar ata me armë duke i kërkuar që të largohen nga shtëpia. Kështu ka raportuar rastin në polici bashkëshortja e tij.

“Rreth orës 04:20 ,nga ana e viktimës (f/Kosovare),është raportuar rast i dhunës në familje ndaj saj dhe pesë fëmijëve të saj nga ana e bashkëshortit duke i kërcënuar me armë dhe duke kërkuar që të largohen nga shtëpia”, njofton Policia e Kosovës për Rajonin e Ferizajt nëpërmjet një komunikate për media.

Pas kësaj, njësitet policore kanë bastisur shtëpinë e 46 vjeçarit ku kanë konfiskuar pesë revole, dy granata dore, një elektroshok dhe pesë thika.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë.

“Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit A.D. (m/Kosovar 46 vjeç) kanë gjetur dhe konfiskuar: Pesë revole modele dhe kalibra të ndryshme. Dy granata dore, një elektroshok, pesë thika. Pas intervistimit dhe kompletimit të lëndës , me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat