Batllavë: Shoferi humb kontrollin dhe del me automjet nga rruga, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Batllavë: Shoferi humb kontrollin dhe del me automjet nga rruga, lëndohen tre persona

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Batllavë që ka ndodhur rreth orës 17:00.

Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet i cili ka qenë në lëvizje dhe për shkaqe ende të panjohura ka dalë nga rruga.

Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:00 në fshatin Batllavë ka ndodhë një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvzje, i cili për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore”.

Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat