Kapen në një motel në Mitrovicë dy persona që po merreshin me prostitucion

Kronikë e zezë

Kapen në një motel në Mitrovicë dy persona që po merreshin me prostitucion

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë pasi që janë kapur nga Policia duke u marrë me prostitucion.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:00 në Motelin Flamengo në Mitrovicë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar: një femër dhe një mashkull kosovar-e, nën dyshimin e marrjes me prostitucion. Të dyshuarit janë dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat