Ia vendosi pritat me gurë e më pas e gjuajti me armë, gjykata merr vendim për pejanin

Kronikë e zezë

Ia vendosi pritat me gurë e më pas e gjuajti me armë, gjykata merr vendim për pejanin

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ,  Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë  aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.Q.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Gjykata e Pejës.

Me datë 30.11.2015, rreth orës 23:45, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të luajtshme nga personi tjetër, pas marrëveshjes paraprake me të pandehurin A.Q dhe pas lajmërimit nga ky i fundit se po nisen së bashku me të dëmtuarin B.J për në drejtim të fshatit, i pandehuri B fillimisht në rrugë vendos pengesa me gurë dhe pasi vëren automjetin e të dëmtuarit, shtien me armë në drejtim të tij, me qëllim që ta frikësoj të dëmtuarin dhe nga i njëjti t’i merr të hollat e pazarit në shumë prej mbi 5.000 euro mirëpo, i dëmtuari arrin t’i kaloj pengesat dhe të lartohet nga vendi i ngjarjes. Të njëjtit pas arrestimit i gjejnë dhe i konfiskojnë armën e zjarrit – një pisoletë, një karikator të zbrazët dhe dy fishekë.

Me këto veprime i pandehuri B.Q ka kryer vepër penale grabitje në tentativë nga neni 329 par.3 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe vepër penale mbajtja në posedim, kontroll ose pronësi të paautorizuar të armës nga neni 374 par.1 të KPRK-së

Të pandehurit B.Q gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej tre (3)  vite,  në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e të cilin dënim me burg i pandehuri do ta vuaj pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm si dhe dënim me gjobë në shumë prejnjëmijetreqind (1.300) euro, të cilin dënim obligohet ta paguaj në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Nëse dënimin me gjobë nuk e paguan brenda afatit të caktuar atëherë, të njëjtit dënimi me gjobë do t’i shndërrohet në dënim me burg duke ju llogaritur një (1) ditë burgu për çdo njëzet (20) euro të gjobës.

I pandehuri u obliguan që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguajnë shumën prej njëqind (100) euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor,  shumën prej njëqind (100) euro, si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Të pandehurit i është konfiskuar arma, karikatori dhe fishekët dhe të njëjtat është urdhëruar që të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Të pandehurit B.Q, pas shpalljes së aktgjykimit iu vazhdua masa e paraburgimit, e cila masë do të zgjasë deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat