Me 100 euro false tentoi të blinte gjësende në një market në Prizren

Kronikë e zezë

Me 100 euro false tentoi të blinte gjësende në një market në Prizren

Më: 3 mars 2021 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Me 100 euro false një person tentoi që të blej gjësende në një market në Lubizhdë të Prizrenit.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa, monedha e falsifikuar është konfiskuar nga policia. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me një monedhë prej 100 euro të falsifikuar, ka tentuar të blej gjësende në një market. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat