Prizrenasi i dehur tenton të vetëvritet, ndalohet nga një persona tjetër

Kronikë

Prizrenasi i dehur tenton të vetëvritet, ndalohet nga një persona tjetër

Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Një person në Prizren tentoi të vetëvritet gjatë ditës së djeshme.

Sipas Policisë së Kosovës, dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar njësitin policore se në lokacionin e lartcekur ka ndërhyrë dhe e kishte penguar një person mashkull kosovar që të mos vetëvritet.

Viktima kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti sipas policisë vazhdon të jetë nën hetime. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat