Tre vjet e gjysmë burg për sulm seksual

Kronikë e zezë

Tre vjet e gjysmë burg për sulm seksual

Më: 1 prill 2021 Në ora: 15:10
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur ka dënuar me tri vjet e gjysmë burg XH.J. për sulm seksual ndaj një të miture.

I pandehuri më datë 27.12.2019 rreth orës 07:20 në Pejë, në kabinetin e shkollës fillore, kishte ngacmuar seksualisht nxënësen e tij të mitur, me qëllim që t'i ndihmojë për t'i nxjerrë mungesat dhe statistikat e suksesit.

Të pandehurit, gjykata i shqiptoi dënim plotësues ndalim i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës në kohëzgjatje prej pesë vjet, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës t’ia paguajnë shumën 100 euro në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën 50 euro, si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën 50 euro, në afat prej 15 ditësh pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat