​Vdes një person në Gjakovë, dyshohet se u rrëzua nga ballkoni

Kronikë e zezë

​Vdes një person në Gjakovë, dyshohet se u rrëzua nga ballkoni

Më: 5 prill 2021 Në ora: 18:32
Foto ilustruese

Një 50 vjeçar nga fshati Libovec i Gjakovës është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë pa shenja jete.

Sipas policisë, viktima është dërguar në spital nga vëllai i vet. Ndërkohë, patrulla iu ka përgjigjur rastit.

“Sipas mjekut viktima ka arritur në spital pa shenja jete dhe ka një lëndim në kokë. Dëshmitarët - familjarët e viktimës kanë deklaruar se të njëjtin e kanë gjetur të shtrirë në oborr poshtë ballkonit të katit të parë nga dhoma e fjetjes (në lartësi rreth 3 metra).

Në vendngjarje kanë dalur patrullat policore. Sipas familjarëve nuk ka pasur telashe me askënd dhe nuk kanë dyshime në dikë. Është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të tij rreth orës 11:20 trupi i pajetë është tërhequr nga mjekësia ligjore për t’u dërguar në obduksion. Viktima e moshës 1971 nga fshati Lipovec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat