Prishtinë, në katër raste të ndryshme policia konfiskon substanca narkotike

Kronikë e zezë

Prishtinë, në katër raste të ndryshme policia konfiskon substanca narkotike

Më: 6 prill 2021 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve pati disa raste intervenimi tek persona të dyshimtë për posedim të narkotikëve.

Gjatë orëve të fundit vetëm në rajonin e Prishtinës ishin katër raste ku policia ka konfiskuar substanca narkotike.

Njoftimi i plotë:

Rr. Isa Boletini, Prishtinë, 05.04.2021-10:30.Njësiti policor ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike 1.8 gram Marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Isa Boletini, Prishtinë 05.04.2021-01:50.Njësiti policor ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike 1.7 gram Marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 05.04.2021-00:10. Njësiti policor ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i shoqëruar me të  dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek të dyshuarit  janë gjetur dhe konfiskuar dy cigare të  mbushura me 1.30gram dhe 0.16gram  me substancë narkotike të  llojit Marihuanë. Me urdhër të prokurorit të  dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Pavarësia, Hajvali, Prishtinë, 05.04.2021 – 15:20. Njësiti policor ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një mashkull kosovar i shoqëruar  me një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek pasagjeri i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar 4.07 gram me substancë narkotike të  llojit Marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat