E mashtroi se do t’ia rregullonte dokumentet e pensionit dhe ia mori 220 euro, paraburgim për prizrenasin

Kronikë e zezë

E mashtroi se do t’ia rregullonte dokumentet e pensionit dhe ia mori 220 euro, paraburgim për prizrenasin

Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtarja e procedurës – Vjollca Buzhala, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 05.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 05.05.2021, ndaj të pandehurit R.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: mashtrimi nga neni 323 par.1 i të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit R.S., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Siç njofton prokuroria, me datë 03 prill, në Prizren, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, i pandehuri R.S., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtron të dëmtuarin H.Z., dhe me këtë e nxitë atë që të veproj në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që i pandehuri R.S., takohet me të dëmtuarin dhe gjatë bisedës i pandehuri i thotë të dëmtuarit se mund të rregulloj dokumentacion rreth çështjes së pensionit të të dëmtuarit, e pastaj i dëmtuari duke besuar fjalëve të pandehurit, ia jep para në shumën prej dyqindenjëzetenjë (221.oo) euro, me qëllim të rregullimit të dokumentacionit, por i pandehuri pasi që i merr këto shuma të parave, më nuk lajmërohet dhe as nuk e rregullon

çështjen e dokumentacionit të pensionit, këso dore i pandehuri R.S., dyshohet të ketë kryer veprën penale të mashtrimit,

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se masa e paraburgimit për këtë fazë është e domosdoshme dhe janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet janë në fazën fillestare dhe duhet të merret në pyetje i pandehuri, të dëgjohen i dëmtuari dhe dëshmitarët e mundshëm.

Gjithashtu Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka marrë parasysh edhe faktin se i i pandehuri R.S., nga data baza e policisë shihet se i ka të hapur 14 raste, ku 8 raste pikërisht janë për veprën penale të mashtrimit, e që tregon se është i padisiplinuar dhe i papërmisueshëm, andaj kjo tregon rrezikun se i njëjtit po që se do të gjenden në liri mund të përsërisë veprën penale të natyrës së njëjtë si dhe të ndikojë në mënyrë negative në ambientin dhe rrethin ku jeton si dhe më gjer.

Nga të lartëcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se masa e paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat