Policia jep detaje rreth aksidentir në Raçë ku humben jetën tre persona

Kronikë e zezë

Policia jep detaje rreth aksidentir në Raçë ku humben jetën tre persona

Më: 17 prill 2021 Në ora: 10:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksident trafiku në fshatin Racë të komunës së Gjakovës.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të së shtunës.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar per një aksident në Fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dal jashtë rrugës kanë qenë 3 persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal ambulanta, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. 

Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jetë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat