Policia kufitare arreston një të dyshuar dhe konfiskon një sasi substance të dyshuar narkotike

Kronikë e zezë

Policia kufitare arreston një të dyshuar dhe konfiskon një sasi substance të dyshuar narkotike

Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:05
Substanca narkotike

Policia e Kosovës sot,  më 22.04.2021, rreth orës 13:45, ne Pikën e kalimit Kufitar ‘Qafë Morinë në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë për në Republikën e  Kosovës ka ndalur për kontrollim një veturë me targa të Shqipërisë.  Veturën  e drejtonte A.I., viti i lindjes 2000, mashkull, shtetas i Shqipërisë.

Pas përzgjedhjes së automjetit për kontrolle në vijën e nga ana e zyrtareve policorë, është vërejtur se në ulësen e pasme kishte një bidon në të cilin  kishte futur substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë rreth 1 (një) kg.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokurorisë Themelore ne Gjakovë dhe të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

I dyshuari është arrestuar dhe substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat