Dogji 3 automjete në qendrën tregtare, arrestohet 26 vjeçari në Lushnje

Kronikë e zezë

Dogji 3 automjete në qendrën tregtare, arrestohet 26 vjeçari në Lushnje

Më: 1 maj 2021 Në ora: 09:54
Ilustrim

Një 26-vjeçar ëhstë arrestuar ditën e sotme, pasi ky i fundit  më 2 shkurt të këtij viti u vuri flakën tre automjeteve në parkimin e një qendre tregtare.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë.

“Në Lushnjë zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare ku u dogjën 3 automjete. Vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas një pune hetimore procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, ndaluan shtetasin F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë."- thuhet në njoftimin e policisë. 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare në Lushnjë ku u dogjën 3 automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre tregëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat