​Vdesin dy nga gjashtë të lënduarit në Korroticë të Drenasit, raportohen edhe tre fëmijë të lënduar

Kronikë e zezë

​Vdesin dy nga gjashtë të lënduarit në Korroticë të Drenasit, raportohen edhe tre fëmijë të lënduar

Më: 23 maj 2021 Në ora: 18:05
Foto nga aksidenti

(E plotësuar 20:34) - Një aksident i rëndë mes dy automjeteve ka ndodhur pasditën e kësaj të diele në Korroticë të Poshtme të Drenasit, ku si pasojë të vdekura kanë mbetur dy gra.

Nga ky aksident u lënduan edhe katër persona të tjerë që morën trajtim mjekësor teksa rreth rastit ka folur mjeku i Qendrës Mjekësisë Familjare në Komoran, Feriz Bytyqi.

“Është e vërtetë se një person ka ardhur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran pasdite dhe ka ardhur pa shenja jete. Përkundër të gjitha masave të ndërmarra nuk kemi arritur të bëjmë asgjë sepse e njëjta kishte ndërruar jetë”, tha Bytyqi.

Mjeku mes tjerash bëri të ditur se nga ky aksident për trajtim mjekësorë kanë qenë edhe katër të lënduar por që të njëjtit janë përcjell për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Më poshtë keni intevistën e plotë të realizuar nga gazetarja Rina Mujku.

Edhe 3 fëmijë të lënduar nga aksidenti në Drenas, kjo është gjendja e tyre

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ku janë përfshirë dy vetura.

Policia e Kosovës bëri të ditur për se nga ky aksident, mbetën të vdekura dy gra.

Ndërsa, media raporton të lënduar kanë mbetur edhe 3 fëmijë.

Fëmijët janë të moshës 8 vjeçare, 10 vjeçare dhe 17 vjeçare.

Nga QKMF në Drenas kanë treguar se një nga fëmijët është i moshës 7-8 vjeçare, një fëmijë është i lindur në vitin 2011, ndërsa njëri i lindur në vitin 2004.

Sipas kësaj qendre, një nga fëmijët ka thyer këmbën dhe dorën, por që jeta e të gjithëve është jashtë rrezikut për jetë.

Nga QKMF në Drenas kanë treguar po ashtu se të lënduar kanë mbetur edhe dy burra, por që edhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Të 5 të aksidentuarit thuhet se janë nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

***

Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra gjatë një aksidenti të trafikut sot në Korroticë të Ulët të Drenasit.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar se dy nga gjashtë personat, e lënduar që ishin dërguar për tretman mjekësor, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas, nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtat kanë ndërruar jetë.

“Vdekjen e viktimave L.P (femër) 45 vjeç, dhe Q.Th (femër) 26 vjeç e kanë konstatuar ekipet mjekësore në qendrat e sipërshënuara. Aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejnë ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, sot rreth orës 16:00, në Korroticë të Ulët të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. 

​Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Korroticë të Drenasit

Sot rreth orës 16:00, në Korroticë të Ulët të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar se bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat