Akuzohen se merrnin ryshfet, pezullohen nga detyra dy mjekë në Fier

Kronikë e zezë

Akuzohen se merrnin ryshfet, pezullohen nga detyra dy mjekë në Fier

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 09:05
Ilustrim

Dy mjekë në Fier janë pezulluar nga detyra me akuzën se u merrnin ryshfet qytetarëve.

Bëhet fjalë për mjekun psikiatër me me iniciale A.S dhe mjekun ORL, E.Sh.

Pezullimi i tyre është bërë me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë pas një video të publikuar nga emisioni investigativ "Stop".

"Pas videos së publikuar në emisionin investigativ "Stop" në mbrëmjen e datës 03 Qershor 2021, të dy rasteve korruptive të kryer nga dy mjek në Spitalin Rajonal Fier,  Strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Task Forcën e Prokurorisë Fier, morën masa të menjëhershme policore e procedurale me qëllim, identifikimin dhe shoqërimin e tyre si edhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë korruptive të dy mjekëve. Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", i shtetasve A. S., 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek psikiatër pranë Spitalit Rajonal Fier dhe E. Sh., 47 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë mjek ORL pranë Spitalit Rajonal Fier" njoftoi policia.

Sipas uniformave blu, dy mjekët, në data të ndryshme gjatë ushtrimit të funksionit ju kanë marrë një sasi lekësh qytetarëve të ndryshëm që shkonin për vizita mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat