Kanosi me armë dy persona, policia arreston të dyshuarin në Podujevë

Kronikë e zezë

Kanosi me armë dy persona, policia arreston të dyshuarin në Podujevë

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dhe pastaj është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy persona të tjerë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

Sipas raportit të PK-së, arma e nuk është gjetur, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë, 16.06.2021 – 21:15.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur dy viktimat meshkuj  kosovarë. Arma nuk është gjetur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat