Aksidenti tragjik me 4 viktima në Koshare të Ferizajt, vdes edhe një person

Kronikë e zezë

Aksidenti tragjik me 4 viktima në Koshare të Ferizajt, vdes edhe një person

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 21:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, se sonte, rreth orës 20:00, personi me inicialet, I.R., ( F/SH/K), e moshës 32 vjeçare, ka ndërruar jetë.

Ajo ka ndërruar jetë, si pasojë e lëndimeve të rënda, që kishte pësuar nga aksidenti i komunikacionit i datës 06.06.2021, që ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt, ku u aksidentuan dy automjete civile të udhëtarëve dhe humbën jetën 4 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një komunikate për media.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, trupi i pajetë, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, njofton Policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat