Prishtinë- Vetaksident në fshatin Siqevë, lëndohet rëndë ngasësi i automjetit

Kronikë

Prishtinë- Vetaksident në fshatin Siqevë, lëndohet rëndë ngasësi i automjetit

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Sot rreth orës 14:00 në fshatin Siqevë të Prishtinës, ka ndodhur një vetaksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Mediat mësojn se vetura ka dalë nga rruga, ndërsa ngasesi i vetures ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lidhur me rastin, policia ende nuk ka dhënë detaje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat