Arrestohen dy persona dhe konfiskohen armë gjatë një aksioni policor në Malishevë

Kronikë

Arrestohen dy persona dhe konfiskohen armë gjatë një aksioni policor në Malishevë

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 11:24
Armë të konfiskuara

Sektori i hetimeve nga Stacioni Policor në Malishevë pas pranimit të informatave lidhur me dyshimin e bazuar për armëmbajtje pa leje, më datë 17.07.2021 në fshatrat Panorc dhe Lubizhdë të Malishevës ka realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme.

Kontrolli i shtëpive dhe objekteve përcjellëse në këto dy lokacione është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit.

“Gjatë kontrollit në lokacionin e parë, në shtëpinë e personit të dyshuar F.K (dl. 10.01.1969) janë gjetur dhe konfiskuar armët si vijonë : Një pistoletë të tipit REX Delta, 29 fishek të kalibrit të njëjtë dhe një (armë gjuetije)

Gjatë kontrollit në lokacionin e dytë në shtëpinë e personit të dyshuar M .B (dl. 28.01.1979) gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar arma: një pistoletë me gas e tipit Zoraki”, thuhet në njoftimin për media.

Pas intervistimit, dy të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit mbahen në ndalim policor për 48 orë, pasi që i dyshuari i parë përveq mbajtjes së armëve pa leje në të njëjtën datë ka përdorur armën dhe është arrestuar për veprat penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përdorim i armës dhe kanosje.

I dyshuari i dytë është arrestuar me po të njëjtën datë për veprën penale Dhunë familjare të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.

Image
Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat