Dalin detaje/ Treni goditi dy vetura, u lënduan gjashtë persona

Kronikë e zezë

Dalin detaje/ Treni goditi dy vetura, u lënduan gjashtë persona

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 17:48
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme, në Pejë ka ndodhur nja aksident hekurudhor, në të cilin janë përfshirë treni i udhëtarëve dhe dy automjete.

Nga ky aksident, janë lënduar 6 persona, prej tyre tre të mitur. Të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Ekipet për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në sektorin e hekurudhave, në kuadër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), po ekzaminojnë vendin e ngjarjes. Për këtë rast do të hapen hetime sipas ligjit 04/L-063 për hekurudhat e Kosovës, ndërsa raporti përfundimtar që përfshinë rekomandimet e sigurisë do të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend të Kosovës.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit është në shërbim të qytetarëve në rast të aksidenteve apo incidenteve aeronautike dhe hekurudhore dhe për këtë ka në dispozicion numrin pa pagesë 080090000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat