I moshuari nga Kaçaniku gjen para afër xhamisë, i dorëzon në polici

Kronikë e zezë

I moshuari nga Kaçaniku gjen para afër xhamisë, i dorëzon në polici

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 11:59
Ilustrim

Një 65-vjeçar nga Kaçaniku ka gjetur një shumë parash afër një xhamie, të cilat i ka dorëzuar në stacionin policor.

Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ende nuk dihet se kujt i takojnë të hollat.

“Një qytetar nga Kaçaniku, Rrahim Loki , 65 vjeçar, me profesion tregtar, ka gjetur një shumë të caktuar të të hollave, afër Xhamisë së këtij qyteti. Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanikut. Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia ka bërë thirrje që personit të cilit i kanë humbur këto të holla, të paraqitet në stacionin policor në Kaçanik.

“Lusim , pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Kaçanik, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, e ka falënderuar qytetarin Rrahim Loki, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të të hollave të gjetura , në stacionin e policisë”, ka bërë të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat